Halil Snopçe: Ligji për Regjistrim ka shumë mangësi do të propozojmë amandamente

Shpërndaje

Deputeti i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Halil Snopçe, përballë Drejtorit të Agjensionit për Stastistikë kanë diskutuar rreth regjistrimit si operacion që duhet të zhvillohet vitin 2021.

Deputeti Halili ka thënë se ky propozim ligjë, në parim është ligjë i mirë,por kemi shumë vërejtje për metodologjinë e regjistrimit, dhe duhet intervenuar që të kemi një ligjë kualitativ dhe i cili do të ishte i pranueshëm nga të gjithë subjektet politike, sepse për këtë çështje duhet të kemi konsensus që proçesi të jetë kredibil dhe i pranuar nga të gjithë..

Halil Snopçe: Koalicioni ASH-AA do të paraqesë amandamente dhe do të japim kontributin tonë për të korigjuar mangësitë e ligjit sepse ka shumë paqartësi.

Kemi vërejtje tek regjione regjistruese sepse në pjesën veriperendimore kto tek ne janë shumë të mëdha dhe përfshijnë nga tre e në shumë komuna dhe teritore shumë të gjëra me mbi 200 mijë banorë që 2 regjistruesë për 20 ditë është e pamundur ti kryejnë. Kemi dilema edhe rreth përpunimit dhe futjes së të dhënave,prandaj kur të vijë ligji në seancë në Kuvendë do të parashtrojmë amandamente si zgjidhje për çështjet që mendojmë se duhen ndryshuar.