Haradinaj: O nuk i kam borxh PDK-së, më shau një popull që jam bërë me hajnat

Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se pozicioni i AAK-së për presidentin është i njëjtë si për LDK-në si për subjektet tjera politike.

Ai thotë se AAK nuk e dërgon vendin në zgjedhje edhe nëse nuk merr pjesë në zgjedhjen e presidentit.

“Si është e mundur që një parti me kaq pak përqindje të votave ta dërgojë vendin në zgjedhje. Le të qesin kandidatët e vet LDK, PDK, LVV e të tjerët dhe le ta zgjedhin presidentin pa neve”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Haradinaj ka sulmuar edhe PDK-në në raport me zhvillimet aktuale politike.

“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e “Prontos”. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, tha ai.

“Këta njerëz janë që po thonë se u kam borxh. O nuk iu kam borxh, por kam njerëzillëk. E keni marrë vetën në qaf. Nuk kam dashur t’i lë të gabojnë e të mos na sjellin kësi problemesh në vend”, shtoi Haradinaj.