Humanisti Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi i Prizrenit” për vitin 2020 (Foto)

Shpërndaje

Sot Komuna e Prizrenit nderoi Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe humanistin Halil Kastrati me çmimin “Nderi i Qytetit”, njofton ALBAZONE MEDIA.

Njoftimi nga Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka:

Pas prezantimit të raportit 1 vjeçar të Komunës së Prizrenit, sot në seancën solemne të Kuvendit Komunal, kemi ndarë mirënjohje dhe çmime për ata të cilët e dhanë maksimumin e tyre në fushat e sportit, kulturës, arsimit, shëndetësisë, veprimtarisë humanitare, si dhe për kontribut të veçantë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020.

Me këtë rast, kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, është shpallur “Qytetar Nderi i Prizrenit” për vitin 2020.

Ndërkaq, Post Mortum në emër të Komunës së Prizrenit, i kemi ndarë familjeve të punëtorëve të shëndetësisë, Policisë së Kosovës dhe të Komunës së Prizrenit, që humbën jetën në krye të detyrës:

– Sami Thaqi (Zyrtar i Policisë së Kosovës – Post Mortum),

– Dr . Lulzim Kolgjeraj (Post Mortum),

– Dr. Sedat Hoti (Post Mortum),

– Dr. Junis Nehbiu (Post Mortum),

– Dr. Nexhip Berisha (Post Mortum),

– Nait Babuna (Zyrtar i Komunës së Prizrenit – Post Mortum),

– Bashkim Qollopeku (Zyrtar i Komunës së Prizrenit – Post Mortum), dhe

– Zeqir Xhaferi (Zyrtar i Komunës së Prizrenit – Post Mortum)

Përveç mirënjohjeve dhe çmimeve të ndara, në mënyrë të veçantë dua t’i falënderoj punonjësit e shëndetësisë, arsimit, inspektoratit, Policisë së Kosovës, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Komunës, për performancën e tyre të jashtëzakonshme në drejtim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, sidomos në këtë situatë të vështirë të pandemisë.

Njoftimi nga Halil Kastrati:

Faleminderit kryetar Haskuka!

Faleminderit Kuvend Komunal i Prizrenit!

Faleminderit Prizren!

Komuna e Prizrenit sot nderoi Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe mua.

Çmimi “Nderi i Qytetit” më ktheu 10 vjet prapa kur ne pikërisht në këtë qytet nisem misionin tonë.

Ishim pak, u bëmë shumë, shumë.

Falë shqiptarëve bamirës ne u rritem, u kalitem, u forcuam dhe sot së bashku po zbusim vuajtjet e popullit tonë.

Bamirës, Zoti kurrë mos iu humbtë!