I hapet goja gjatë transmetimit ‘live’, gazetari i BBC kërkon falje (Video)

Shpërndaje

Prezantuesi i BBC News, Ben Brown u kap në kamera, duke hapur gojën teksa ishte duke dhënë lajmet, ndërsa po transmetohej një kronikë.

Brown u duk se po binte në gjumë dhe ishte rehatuar në karrige përpara se të rifitonte shpejt qetësinë e tij dhe të vazhdonte me lajmet e radhës.

Ana njerëzore e të qenit i lodhur pas një dite të gjatë me lajme, u tregua me prezantuesin, i cili pastaj qeshi me veten sapo kujtoi se ishte në kamera.

“Falje për këtë shikues të dashur. Isha në fund të një turni të gjatë prej orës 5 të mëngjesit. Rreziqet e TV live!”.

Pas këtij episodi, komentet e përdoruesve në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku pjesa më e madhe ishin në mënyrë ironike. /e.a/noa.al/