I quajti “hajna”, PDK publikon videon ku Haradinaj thërriste emrin e Veselit

Shpërndaje

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë tha se i ka “sjellë në pushtet hajnat e klanit pronto”.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Cakolli, ia ka kujtuar momentin e fushatës zgjedhore të vitit 2017, kur PDK-AAK dhe Nisma, kandidonin së bashku, me Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër.

“Qe çka të ban pushteti, kur e banëm Kryeministër “Kadria, Kadria, Kadria”, e tash kur e ka marrë vesh që skem votë për ta, i paska ra në mend “pronto”. Burrnia se ka kështu valla”, ka shkruar ai.