Jashari: Partitë politike po keqpërdorin emrin e familjes sonë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka akuzuar partitë politike se po keqpërdorin emrin e familjes Jashari dhe pavarësisht reagimeve të tyre, një gjë e tillë nuk po ndalet.

“Janë duke e keqpërdorur emrin e familjes Jashari dhe të atyre të familjeve të dëshmorëve nëpër fushata e momente të caktuara. Na veç sa se kemi marrë tupanin dhe t’iu themi njerëzve, por ne s’jemi gjyq, prokurori e polici. Kurdo që dikush ka folur në emrin tonë kemi reaguar. Këto parti që po e keqpërdorin emrin, e kanë kapur shtetin”, ka thënë ai në Debat Plus të TV Dukagjinit.