Jep dorëheqje nga AAK-ja një anëtar i Kryesisë

Shpërndaje

Besim Demi ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai kishte qenë anëtar i Kryesisë së AAK-së, ndërsa sonte njoftoi dorëheqjen disa orë pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

“Nuk jam më pjesë e AAK-së”, ka shkruar ai shkurt në Facebook.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, AAK-ja menjëherë ka mbajtur mbledhje të Kryesisë dhe deri më tani janë 14 kandidatë për deputetë dhe lista është ende duke u hartuar.