Joe Biden vaksinohet live kundër Covid-19, mesazhi për njerëzit

Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka bërë live vaksinën kundër Covid-19.

Biden e mori dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech kundër koronavirusit, në një transmetim live, në mbështetje të përpjekjeve të zyrtarëve publik për të bindur amerikanë se vaksina është e sigurt.

Ai i kërkoi amerikanëve që ta bënin vaksinën pasi ajo është e sigurtë.

“Po e bëj këtë për të dëshmuar që njerëzit duhet të jenë të përgatitur kur tu vijë radha për vaksinën. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Bërja e vaksinës është një gjë, por mundja e virusit, një tjetër. Do të duhet kohë. ndaj ju lutem, dëgjoni ekspertët e shëndetësisë dhe ndiqnin udhëzimet e tyre për mbajtjen e maskës dhe evitimin e udhëtimeve për festa”, tha Biden.