Joshua fiton me nokaut në raundin e nëntë ndaj Pulev (Video)

Shpërndaje

Anthony Joshua ka fituar ndaj Kubrat Pulev në raundin e nëntë me nokaut. Në raundin e parë të dy boksierët tentuan njëri tjetrin, duke qëndruar më shumë në distancë, ku nuk kishte momente të nxehta. Raundi i dytë ishte më i zjarrtë, ku fillimisht Joshua dha disa goditje, por Pulev qëndroi mirë, duke u kthyer edhe ai me disa su*lme.

Në raundin e tretë Joshua shpërtheu. Ai i bëri dy nokdaun Pulevit, i cili fillimisht i iku dy luftimit pas goditjeve të marra, ndërsa gjyqtari e konsideroi si nokdaun. Pas këtij Joshua nuk u dal dhe me disa goditje të kombinuara e rrëzoi Pulevin për herë të dytë. Edhe kësaj radhe Pulev u ngritë në këmbë për të vazhduar duelin.

Raundi i katërt ishte më i qetë se i treti, ku boksieri bullgari kishte arritur ta merrte vetën. Edhe raundi i pestë i takoi Joshuas që kishte një su*lm të mirë në fillim, duke e goditur disa herë Pulevin.

Edhe raundi i gjashtë ishte i bukur, me të dy boksierët që u munduan të godasin. Se Pulev është një boksier i fortë e tregon edhe raundi i shtatë, pasi i mbijetoi një su*lm të fort të Joshua, i cili e goditi tri herë në mjekër, por qëndroi në këmbë.

Në raundin e tetë, Pulev kishte një su*lm të suksesshëm duke goditur Joshuan, i cii pastaj u kthye me disa goditje. Në raundin e nëntë Joshua e bëri atë që ka ditur ta bëjë më së miri ndër vite. Fillimisht e rrëzoi me një nokdaun Pulevin, i cili ia arriti të ngritët në këmbë.

Por në su*lmin e dytë anglezi e shkatërroi plotësisht, duke e rrëzuar në nokaut, pasi Pulev nuk arriti të kthehet më në lojë. Joshua tani ka 24 fitore nga 25 ndeshje në boksin profesionist, ndërsa për Pulev kjo është humbje e dytë në karrierë./Telegrafi/