Kastrati: SHB “Jetimat e Ballkanit” dhuron donacion për Spitalin e Prizrenit

Shpërndaje

SHB “JETIMAT E BALLKANIT” SËRISH DHURON DONACIONE TË RËNDËSISHME PËR NEVOJAT E SPITALIT TË PRIZRENIT

Shoqata Bamirëse ” Jetimat e Ballkanit”, ka siguruar edhe një donacion të rëndësishëm për nevoja të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Sot, e mërkure vizituam Spitalin e Prizrenit, ku u pritëm nga drejtuesit dhe stafi i këtij institucioni shëndetësor.

Me të vertetë ndjehemi të lumtur që falë donatorëve, Shoqata jonë po u gjendet afër përmes donacioneve Spitalit të Prizrenit aty ku po paraqitet nevoja.

Ja vlenë të theksojmë se vetëm këtë vit e kemi ndihmuar spitalin me shumë donacione, ndër to:

– Renovimi i ambientit për shërbime spitalore ditore

– Furnizim me oksigjen gjatë fillimit të kohës së pandemisë

– Paisje me karroca dhe paisje tjera të nevojshme

– Shatërvan me ujë të pijshëm në ambientet e jashtme të spitalit

– Furnizimi me rreth 3000 shujta ditore një muaj për gjjthë personelin e Spitalit

Donacione të këtilla për nevoja të Spitalit të Prizrenit, pritet të ketë edhe në të ardhmen.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!