Kjo është historia e lisit që përqafuan Albin Kurti e Shpejtim Bulliqi

Shpërndaje

Një fotografi që u bë hit në rrjetet sociale ditëve të fundit ishte ajo e liderit të LVV-së, Albin Kurtit dhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi të cilët po e përqafonin një lis.

Për këtë fotografi u ngritën shumë pikëpyetje se çka do të thoshte përqafimi i atij lisi.

Ndërsa për historinë e lisit tashmë të famshëm ka shkruar faqja zyrtare e fshatit Llugë në Facebook.

Postimi i plotë:

‘Foto e realizuar në fshatin Llugë në vendin e quajtur lisi i RRUSTEMIT (Rrustem Balës), ky lis prej shumë kohësh ishte vend takim i burrave të trevës se llapit dhe kuvendonin për çështje nga më të ndryshmet. Ndër burrat që kuvendonin ndër hijet e këtij lisi janë:

RRUSTEM BALA, HAKIF RIMANISHTA, RAMISH LLUGA, MEHMET DYZI, SHEQIR ZHITIA, SHABAN BULLIQI, OSMAN ZHITIA e shumë e shumë të tjerë, burra patriot dhe atëdhetar e të pashoq.

Ne Foto kemi burra që sot shpresën e vetme e kemi tek ata, burra si ALBIN KURTIN dhe SHPEJTIM BULLIQIN, të menqur e me vizion e që dijnë të vlerësojnë dhe të mbahen për trungu tamam të palëkundur pavarsisht furtunave që u sillen vërdallë.”