Komuna e Prishtinës ndihmoi me para edhe qendrat e masazhit

Shpërndaje

Komuna e Prishtinës, ka publikuar listën e përfituesve të granteve për biznese në këtë komunë. Nga lista e publikuar nga Komuna e Prishtinës del se përfitues nga kjo ndihmë e komunës janë edhe disa qendra të masazhit në kryeqytet.

Sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e këtij granti është deri në 50 mijë euro e që këtu kanë përfituar 4 mijë e 9411 biznese, 1 mijë e 976 mikrobiznese me nga 600 euro dhe 2 mijë e 965 biznese të vogla me nga 1300 euro.

Nga kjo listë del se 17 Qendra të masazhit kanë përfituar ndihmë nga Prishtina.

“Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjellë në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedimin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, shkroi ndër të tjera Ahmeti në Facebook.

Theksojmë se të drejtë aplikimi për të përfituar nga grantet e komunës ka pasur çdo bizes që është zyrtarisht i regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe INdustrisë dhe ka adresë në Komunën e Prishtinës.

Këtu mund ta gjeni listën e të gjitha bizneseve që kanë përfituar ndihmë nga Komuna e Prishtinës.