Konjufca zbulon detaje të bisedës në mes të Grenellit dhe Kurtit

Shpërndaje

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka treguar bisedën mes të dërguarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe ish-kryeministrit Albin Kurti rreth heqjes së reciprocitetit.

Konjufca thotë se Grenell i ndryshoi qëndrimet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq. Ai thotë se Vuciq e kushtëzoi Grenellin me largim të reciprocitetit dhe taksës, përndryshe nuk vinte në takim.

“Më fal zoti Grenell por do ta shqyrtojmë dhe do të takohemi, i ka thënë Albini”, tha Konjfuca.

“Duhet ta largoni nuk ka diskutim, i tha Grenell.”, vazhdon Konjufca.

“Më falni por këto kushte nuk i kemi pasur para një muaji. Nuk i nënshtrohemi Vuciqit. Nuk e largojmë reciprocitetin na jepni kohë edhe një muaj”, thotë Konjufca për Kurtin.

“Nuk ka kohë. Duhet ta largoni menjëherë”, përfundoi Grenell duke mos na lënë kohë për diskutim.

“Si diskutohet me këso njeriu?”, pyeti Konjufca.