Kosovarët ‘bllokojnë’ aeroportin e Baselit

Shpërndaje

Mërgimtarë të shumtë nuk kanë mundur t’i kalojnë pushimet verore këtë vit në vendlindje, për shkak të kufizimeve në shtetet ku jetojnë, pas përhapjes së madhe të Covid19.

E për festat e fundvitit kosovarët duket se e kanë vendosur t’i kalojnë pranë të dashurve të tyre.

Gjatë ditës së sotme aeroporti në Basel të Zvicrës është parë tejet i mbushur me udhëtarë që ia kanë mësyrë vendit.

Në disa fotografi shihet tollovija që është shkaktuar nga numri i madh i të interesuarve për të ardhur në Kosovë.

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit të Prishtinës kanë arritur në Kosovë mbi 9 mijë bashkatdhetarë, ndërsa janë realizuar mbi 35 fluturime komerciale.