Kurti flet pas takimit me u.d së Presidentes, Vjosa Osmani

Shpërndaje

“Qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është që data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktohet në një datë sa më të hershme”, theksoi Kryetari Kurti sot, në deklarimin e tij pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Së pari, duhet ta marrim aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe varësisht nga data se kur na vjen ai vendim i plotë neve si palë që jemi në këtë çështje tashmë të zgjidhur, edhe mund të caktohet pastaj data e zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së Presidentes sipas harkut kohor që parasheh Kushtetuta. Kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet të ecim sa më shpejtë që duke u kthyer te populli si burim i sovranitetit ta restaurojmë legjitimitetin e institucioneve dhe të kemi një qeveri të re e kompetente e cila e nxjerrë Kosovën nga kriza e shumëfishtë.