Kuvend, miratohet ligji për ndihmën prej 6 mijë denarëve

Shpërndaje

Deputetët miratuan Ligjin për Mbështetjen Financiare të Qytetarëve me të ardhura të ulëta, marrësve të ndihmës sociale, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër, artistëve, punëtorëve të filmit. Të gjithë këta qytetarë do të marrin gjashtë mijë denarë për blerjen e produkteve të Maqedonisë. Në vend të kartelave speciale si më parë, qytetarët tani do të marrin paratë në llogaritë e transaksioneve, dhe ndërkohë ata që nuk kanë do të duhet të hapin llogari. Paratë nuk do të mund të tërhiqen në bankomate, por do të duhet të shpenzohen për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendase. Afati i fundit për shpenzimin e parave është deri në 25 këtë muaj. Ligji hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.