Kuvendi votoi vendimin për shpallje të gjendjes së krizës deri më 30 qershor

Shpërndaje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 61 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe pa “abstenime” votoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në vend deri më 30 qershor 2021. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë.

Vendimi duhet të mundësojë zgjatjen e gjendjes njëmujore të krizës për gjashtë muaj të tjerë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusit, e që ka qenë në fuqi që nga data 20 i muajit të kaluar, me vendim të Qeverisë pas kërkesës paraprake të Këshillit të Sigurimit.