Labinot Tahiri ia kushton një status Elvis Naçit, ka disa fjalë për të

Shpërndaje

Këngëtari Labinot Tahiri përmes një shkrimi të gjatë në Facebook është munduar t’i dalë në krah Elvis Naçit që ditëve të fundit është bërë kryetemë e mediave pas biznesit që ka hapur në Tiranë.

Tahiri ka thënë se Naçi është njeriu i duhur në kohën e duhur në Shqipëri.

“Mirëdita shqiptarë, vëllezër katolik e musliman! Çuditërisht, ka politikanë të cilët i votoni dhe i keni votuar tani e shumë dekada, dhe sikur ju hipnotizojnë! Prap i votoni nuk iu bëhet vonë…! Shumë herë ua kanë vjedhur votën edhe PARANË E XHEPIT!! More njerëz, a nuk po keni me kënd me u marr, por shkoni e shkruani gjithëçka duke akuzuar një njeri të BEKUAR, i cili kryen punë më shpejtë se sa QEVERITË që i kishit dhe i keni”, ka shkruar Tahiri.

Ish-deputeti thotë se nuk duhet të atakohen njerëzit pa pasur vendime të prera të Gjykatës për ta.

“Punë të mbarë vëlla dhe gjitha të mirat ty dhe atyre që të mbështesin me donacione. Edhe pse kurrë nuk kemi ndenjur bashkë ne të dy, unë e dua dhe e vlerësoj çdo njeri i cili, ndihmon me sinqeritetin më të madh, ndien thellë dhimbjen e njerëzve nevojtarë dhe punon për të mirën e vendit”, ka thënë Tahiri./ Kosova.LIVE/

Shkrimi i plotë: