LAJMI I FUNDIT: Bullgaria tërheq veton ndaj Maqedonisë!

Shpërndaje

Bullgaria ka pranuar të debllokojë procesin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, njofton Radio Evropa e Lirë.

Në projekt propozimin e fundit të konkluzave, tek të cilat REL ka pasur qasje, është përfshirë një definicion kompromisi, me të cilin siç thuhet, Bullgaria është e kënaqur.

Me këtë është debllokuar procesi i miratimit të konkluzave.

“Deklaratat dhe hapat që ndikojnë negativisht në raportet ndërfqinjësore dhe zgjidhje paqësor të kontesteve, duhet të evitohen”, thuhet mes tjerash në konkluzat e dakorduara.