LAJMI I FUNDIT: Shkon në 21 numri i komunave që hyjnë në karantinë

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se ka shkuar në 21 numri i komunave që kanë hyrë në orë policore, raporton GazetaBlic.“Ka ndryshuar numri i komunave nëpër zona.

Tash i kemi 21 komuna në zonën e kuqe, 10 në të verdhën dhe 7 në të gjelbërtën”, tha Zemaj.Kujtojmë se komunat në zonën e kuqe janë në karantinë nga ora 19:00.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar të premten, se deri në fund të javës pritet që aparaturat për kryerjen e testeve PCR për COVID-19 të shpërndahen në gjashtë qendra rajonale.

Sipas tij, me vendosjen e aparaturave në gjashtë qendra do të shumëfishohet numri i testimeve dhe diagnostikimi i virusit do të bëhet shumë më shpejt.