Lazim Destani: Shuarja e mikut tim, Enver Maliqit ka sjellë pikëllim jo vetëm familjes, por edhe miqve të shumtë…!

Shpërndaje

Me dhembje e mora lajmin mbi vdekjen e mikut tim, Enver Maliqit. Shuarja e tij i ka sjellë pikëllim jo vetëm familjes, por edhe miqve të shumtë, komunitetit të biznesit si dhe qytetit të Shkupit ku ai ishte në pozitën e Nënkryetarit.

Do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time çastet e bukura që kemi kaluar së bashku me këtë njeri që shquhej për zemërgjerësinë dhe bujarinë e tij.

Në këto ditë të vështira për familjen dhe miqtë, – pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta.

Në paqe u prehtë shpirti i tij!