Lazim Destani uron drejtuesit, profesorët dhe studentët e Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”

Shpërndaje

Sot, më 17 Dhjetor, kur Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani” shënon 26 vjetorin, me nderim dhe respekt të veçantë jua përcjell urimet e mia më të mira drejtuesve, profesorëve, studentëve të këtij Universiteti si dhe gjithë arsim-dashësve të shkollës shqipe!

Përveç si institucion arsimi, Universiteti i Tetovës ka qenë dhe simbol qëndrese e rezistence që karakterizoi popullatën tonë e cila për asnjë moment nuk u spraps në rrugën e saj drejt realizimit të këtij projekti arsimor e kombëtar.