Lleshaj flet pas dorëheqjes: E kam përjetuar vetë humbjen e një fëmije

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj, tha se ka qenë motivi moral që e ka shtyrë drejt vendimit për të dhënë dorëheqjen.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion”, Lleshaj tregoi për herë të parë se dhe ai vetë e ka përjetuar humbjen e një fëmije.

“Unë e di se çfarë do të thotë humbja e një fëmije, nuk e kam treguar, por e kam përjetuar vetë.

Dhe me vjen keq që një familje ka humbur një fëmijë, ky është një motiv moral që më ka shtyrë vetë drejt këtij hapi.

Që kur kam marrë postin, kam menduar largimin, e kam thënë që ministri duhet ta bëjë gati dorëheqjen që ditën e parë kur merr postin”, tha Lleshaj.