Llogaridhënie e Qeverisë: “100 ditë me qytetarët! Kujdes. Përgjegjësi. Siguri” (LIVE)

Shpërndaje

DREJTPËRDREJTË- Qeveria sot në ngjarje onlajn do të japë llogari për njëqind ditët e para të mandatit të ri që e mori në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik të këtij viti.

Për atë që është realizuar, pasi përbërja e re qeveritare ishte zgjedhur në Kuvend më 30 gusht, do të flasin kryeministri Zoran Zaev, ndërsa paraqitje tematike do të kenë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministrat për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Lupço Nikollovski dhe ai për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.