Lulzim Basha ZOTOHET përpara Vjosa Osmanit: Do të heqim TRAUN mes Kosovës dhe Shqipërisë

Shpërndaje

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku u takua me Lulzim Bashën.

Ata dhanë edhe një konferencë të përbashkët, për çështjet kryesore që u folën në takimin e tyre. Kreu i PD-së, Lulzim Basha u zotua përpara Osmanit, se një nga detyrat e para që do të ketë kur të marrë detyrën e Kryeministrit, do të jetë heqja e traut, që të mos ketë asnjë pengesë ekonomike mes dy vendeve.

“Në takim folëm për domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar midis Tiranës dhe Prishtinës për gjithçka që lidhet me Kosovën.

Dua të përsëris zotimin tim dhe të PD-së se pas 25 prillit do të ketë një ndryshim rrënjësor, një mbështetje e Kosovës. Duke zhbërë atë që edhe Komisioni Evropian e ka quajtur si të papërshtatshme. Jam krenar që kam dhënë kontributin tim në njohjen e Kosovës.

Kuvendi i ri do të votojë rezolutën për të dënuar krimet e gjeno*cidit nga Serbia. Ne nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agre*sorët. Nuk mund të lejojmë që të nëpërkëmben nga ata të cilët vazhdojnë të lemerojnë agre*sorin që shkaktoi gjithë atë gjeno*cid.

Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën, ku si qëllim do të jetë njohja e dy shteteve.

Kjo më sjell te çështja e dytë, nevoja për të eliminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare, një nga vendimet e mia të para si Kryeministër do të jetë heqja e traut dhe që të mos ketë asnjë pengesë monetare mes dy vendeve”,- tha Basha.