Marin Mema trondit opinion/ Zbulon fatin tragjik të shqiptarëve të Prilepit (Video)
Gazetari investigativ nga Shqipëria, Marin Mema me emisionin Gjurmë Shqiptare kësaj rradhe ka publikuar dokumentarin rreth qytetit të Prilepit në Maqedoninë e Veriut.
Si u zhdukën shqiptarët e Prilepit? Masa*krat, urrejtja, asimilimi, largimi… Si u kthye qyteti shqiptar, në një qytet i antishqiptarëve?, përgjigjet e këtyre pyjetjeve i gjeni në reportazhin e emituar në Top Channel.
Në fund të këtij reportazhi janë xhiruar momente se si forcat policore në qytetin e Prilepit ndalojnë, pengojnë dhe ndjekin ekipin televiziv të gazetarit Mema nga Shqipëria duke i bërë atij kontrolle të imëta.