Mbrojtja e VV-së: Deputeti Arifi është jashtë mandatit kushtetues, ka dënim të formës së prerë!

Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese po mban live seancën dëgjimore në lidhje me kushtetueshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi. Avokati i LVV-së, Blerim Sallahu, ka theksuar se deputeti Etem Arifi është jashtë mandatit kushtetues.

“Neni 29 e ndalon për të qenë deputet, e ndalon që zoti Arifi të jetë deputet nëse është dënu me vendim të formës së prerë në tre vitet e fundit. Ai është jashtë mandatit kushtetues. Ai është i dënuar me vendim të formës së prerë. Zoti Arifi në momentin që është ba deputet ka cënuar integritetin e Republikës së Kosovës sepse tashmë i njëjti është i dënuar. Të njëjtit duhet t’i merret mandati për të mos u cënuar më tutje integriteti i Kuvendit. Si mund ta përfaqësojë ai elektoratin e vet kur është burg” tha Sallahu.