Mbyllja e Gjermanisë nga koronavirusi, ambasada kosovare njoftim të rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Shpërndaje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë një njoftim publik referuar kosovarëve, të cilët jetojnë dhe veprojnë në landet gjermane.

Duke qenë se Qeveria e Gjermanisë, në mbledhjen e sotme morën masa të reja antipandemi, kjo ambasadë bënë të ditur se në takimin e sotëm drejtuar nga Kancelarja Angela Merkel, u morën këto vendime:

Do të mbylljen dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme. Restorantet mbeten të mbyllura dhe do të kenë të drejtë sikurse dhe tash të ofrojnë ushqime për marrje me vete për t’u konsumuar në shtëpi. Po ashtu nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit apo mbledhjet në vende publike. Gjithashtu mbyllen edhe floktoret, studiot e kozmetikës, tatuazhit etj. Të hapura do të mbeten vetëm dyqanet për gjësende ushqimore e higjienike dhe dyqanet për shitje me shumicë.

Shkollat, kopshtet, dhe institucionet e kujdesit ditor do të mbyllen po kështu. Përjashtim do të ketë, sikurse në verë, vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike. Mësimi shkollor për këtë periudhë, ose do të ndërpritet, ose do të kalohet në distancë. Këtë e vendos secili land më vete.

Kontaktet duhet të reduktohen në maksimum.

Lejohen vetëm tubime me pesë vete, me anëtarë nga maksimumi dy familje, mundësisht gjithmonë të njëjtat. Përjashtim do të ketë nga data 24 deri në 26 dhjetor. Përveç familjes mund të ftohen edhe katër të afërm të gradës së parë, plus fëmijë deri në 14 vjeç.

Për të gjithë të interesuarit që duan të udhëtojnë në Kosovë: kuftintë nuk janë mbyllur por për këtë duhet respektuar masat e paraparara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë për testimet dhe karantinimet”.