Ministri Besimi: Ky është buxheti i parë afatmesëm i miratuar dhe bazohet në tre platforma

Shpërndaje

☝️‼️ Parlamenti miratoi Buxhetin për vitin 2021

👉 Buxheti për vitin e ardhshëm është një buxhet për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, por gjithashtu ai vendos bazat për rritjen e përshpejtuar ekonomike në periudhën e ardhshme

✔️✔️ Ky është buxheti i parë afatmesëm i miratuar dhe bazohet në tre platforma:

A. Konsolidimi fiskal 👉 i cili deri në vitin 2025 duhet të ulë deficitin buxhetor në 2%, ose nën kriterin e Mastrihtit

B. Strategjia për rimëkëmbjen dhe rritjen e përshpejtuar ekonomike 👉 e cila duhet të dyfishojë rritjen në periudhën e ardhshme me norma prej 4-5%

C. Plani i investimeve publike 2021-2025 👉 me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së investimeve në shpenzimet e përgjithshme dhe përmirësimin e realizimit të tyre

Në buxhet janë alokuar fonde për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë, kështu që për: 🧑‍⚕️ shëndetësi janë ndarë 664 milion euro, 🤝 mbrojtje sociale 1.47 miliard euro, 👨‍🏫 arsim 465 milion euro dhe për 📈 zhvillimin ekonomik 1.141 miliard euro.