Ministri Besimi: Qeveria miratoi ndryshimet e Ligjit për Bankën e Maqedonisë

Shpërndaje

Qeveria miratoi ndryshimet e Ligjit për Bankën e Maqedonisë, i cili mundëson: 1️⃣ zbatimin e Skemës #GaranteShtetërore e cila është pjesë e paketës së katërt të masave anti-krizë dhe Strategjisë për Rimëkëmbjen dhe Rritjen e Shpejtuar Ekonomike – #SmartERGrowth, si dhe 2️⃣ Banka e Zhvillimit të krijon fonde për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë.

➡️ Skema e garancisë shtetërore do të realizohet përmes krijimit të një Fondi Garancie brenda Bankës së Zhvillimit, e cila do të lëshojë garanci kredie për bizneset tek bankat komerciale.
Mjetet fillestare për fondin janë 10 milion euro, të cilat sigurohen nga ribalanci i dytë i buxhetit. Ata do të garantojnë kredi në nivel disa herë më të lartë se fondi.

Me këto ndryshime ligjore:

🔹 Lehtësohet qasja në kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme;

🔹 Do të lehtësohet qasja deri tek kapital përmes fondeve;

🔹 Do të mbështetet Sektori privat duke marrë një pjesë të rrezikut të kredisë;

🔹 Përmirësohen kushtet për kolateral për kredi nga bankat komerciale, për ato kompani që kanë nevojë për financim shtesë dhe sigurim financiar;

🔹 Stimulohet rritjen ekonomike.

☑️ ☑️ Skema e garancisë shtetërore dhe fondet do të luajnë një rol të rëndësishëm në likuiditetit e ekonomisë gjatë krizës Covid-19, por edhe në periudhën afatmesme, si një mekanizëm i përhershëm për qasje deri tek kapital për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që gjithashtu do të kontribuojnë në rritjen e inkluzivitetin financiar të këtyre ndërmarrjeve.