Ministri Bujar Osmani takohet me Ministrin Federal për Evropë dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg

Shpërndaje

E konfirmuam mbështetjen për integrimet tona evropiane edhe nga ana e Austrisë, duke rrumbullakësuar me këtë përkrahjen nga vendet anëtare të BE-së të cilat vijnë nga fqinjësia më e gjerë e rajonit.

Duke filluar nga Çekia, pastaj Hungaria dhe Rumania, dhe ja sot morëm mbështetjen parimore edhe nga Vjena zyrtare. Kjo mbështetje ka rëndësi të veçantë, sepse këto janë vende që kanë kontakt dhe interes të drejtpërdrejtë nga progresi i rajonit, por edhe vende të cilat e kanë qasjen direkte dhe njohuritë më të mira për gjendjet dhe relacionet mes vendeve të Ballkanit.

“Nga takimi me Ministrin Federal për Evropë dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg”, shkruan Bujar Osmani në facebook.