Miss Serbia bëri shqiponjën, producenti shqiptar tregon si e “bombardoi” Vuçiç

Shpërndaje

Një vit më parë konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the World ”, i cili u mbajt në Kosovë zuri faqet e para të mediave të huaja.

Ajo që tërhoqi vëmendje më shumë nga të gjitha vajzat dhe që bëri të gjithë të flisnin për të ishte, Miss Serbia, Irina Jovanka.

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar me aq ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” sot, ishte producenti i këtij kompeticioni Shpejtim Zejneli, i cili foli mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe vetë presidentit Vuçiç kundrejt tij.

Zejneli theksoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk ja imponuan një gjë të tillë.

“Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masa*kruan. Ishte kompeticioni im, ai i cili u bom*bardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiç person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, tregon ai.