Në UT u mbajt debat me temë “Dh.una kundër grave në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë Kovid-19”

Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10. 12. 2020), nën organizimin e Drejtorit të Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe profesorit në Fakultetin Juridik, Prof. Dr. Ali Musliu, në bashkëpunim me Asociacionin e Alumni-ve të RMV-së dhe SHBA-ve (MAAA), nën moderimin e Udhëheqëses së Zyrës së Projekteve, njëherit edhe asistente në Fakultetin Juridik, Mr. Gjeraqina Leka, u mbajt debat akademik me temë ‘Dh*una kundër grave Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë Kovid-19’. Si nikoqir i kësaj ngjarjeje, debatin e hapi Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, me një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, në veçanti për anëtaret e panelit, Doc. Dr. Arta Bilalli-Zendeli, deputete në Kuvendin e RMV-së dhe pedagoge në UT, Doc. Dr. Fatmire Isaki, zëvendësministre e punëve të jashtme, po ashtu pedagoge në UT, dhe znj. Simona Atanasova, eksperte për çështje të shëndetit publik dhe anëtare e MAAA-së.

Ai e potencoi rëndësinë e diskutimit të dh*unës kundër grave dhe femrave, e cila, për dallim nga krimet e tjera, ka pësuar rritje gjatë pandemisë Kovid-19. Pas tij, fjalën e mori Prof. Dr. Ali Musliu, organizatori i kësaj ngjarjeje, i cili e vuri theksin mbi rëndësinë e miratimit të ligjit për dh*unën me bazë gjinore. Ai u bëri thirrje mbajtësve të funksioneve publike të angazhohen në drejtim të miratimit sa më të shpejtë të këtij ligji. Ai u shpreh me plot shpresë se një debat i këtillë do të ndikojë në “ngritjen e vetëdijes mbi dh*unën kundër grave dhe vajzave gjatë pandemisë Kovid-19 dhe se konkluzat që do të dalin nga ky panel diskutues do ta theksojnë rëndësinë e veprimeve në mbrojtje të këtyre kategorive vulnerabël të shoqërisë sonë”.

Presidentja e MAAA-së, znj. Verica Jordanova, e përshëndeti këtë iniciativë, duke shpresuar se debati do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe gjetjen e mekanizmave për parandalim të këtij fenomeni. Gjatë diskutimit, panelistja, Doc. Dr. Arta Bilali-Zendeli, ofroi një pasqyrim të legjislacionit nacional ekzistues, i cili parasheh veprime dhe mekanizma për ta parandaluar apo luftuar dh*unën e ushtruar kundër grave dhe për t’i marrë në mbrojtje viktimat nga kjo dh*unë. Por, ajo theksoi se kjo çështje nuk duhet mbështetur vetëm në ato mekanizma që parasheh ligji, por edhe në vetë sistemin dhe mënyrën se si implementohen mekanizmat që i parasheh ligji. Sipas saj, “çdo pjesë e sistemit është e rëndësishme, duke filluar nga dëshmitarët e ngjarjes, ekspertët, oficerët e policisë, prokurori publik, gjykatësit…për të parandaluar apo luftuar këtë fenomen negativ”. Ajo e përfundoi diskutimin e saj, duke theksuar se “luftimi i këtij fenomeni kërkon veprim të përbashkët që përfshin si gratë ashtu edhe burrat…dhe të dy gjinitë duhet kuptuar se të drejtat e gruas janë të drejta të njeriut dhe se mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk mund të përjashtojë mbrojtjen e të drejtave të gruas.”.

Doc. Dr. Fatmire Isaki, po ashtu iu drejtua audiencës mbi këtë çështje duke treguar për hapat ligjorë që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka ndërmarrë kundër kësaj forme të dh*unës. Ajo potencoi bashkëpunimin ndërinstitucional, si midis Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe UNDP-së, të cilët, përmes lëshimit të aplikacioneve telefonike si ‘Be safe’ dhe shërbimeve të tjera, që kanë për qëllim ta lehtësojnë denoncimin e dh*unës me bazë gjinore.