Nëse kaloni transit nëpër Serbi nuk ju duhet test PCR

Shpërndaje

Në Serbi prej 20 dhjetorit hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese për ballafaqim me situatën me koronavirusin.

Nëse kaloni transit nëpër Serbi nuk ju nevojitet testi PCR. Nëse jeni shtetas i huaj, apo në rastin konkret i Maqedonisë, dhe kaloni transit nëpër Serbi, nuk ju nevojitet test PCR.

Ju duhet që brenda 12 orëve ta lëshoni Serbinë, njoftojnë autoritetet serbe, përcjell INA.

Pra është e qartë se nuk duhet test nëse nga Gjermania, Zvicra, Belgjika udhëtoni transit përmes Serbisë për në Maqedoninë e Veriut. Andaj me këtë njoftim bien poshtë të gjitha spekulimet dhe thashethemet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Testi PCR vetëm për shtetasit serb dhe të huajt që qëndrojnë në Serbi për festat e fundvitit

Testi PCR vlen për ata që qëndrojnë Serbi, pra shtetasit e huaj që duan të qëndrojnë në Serbi, apo edhe shtetasit serb që kthehen për pushimet e fundvitit. Ata janë të obliguar që të kenë test PCR negativ, ndërsa nëse nuk kanë obligohen që të futen në izolim 10 ditor. Nëse prindërit kanë test negativ, atëherë fëmijët e tyre të moshave nën 12 vjet nuk janë të obliguar të kenë test negativ.