Nesër fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit (Video)

Shpërndaje

ME NJË DITË PA PAGESË, NESËR FILLON SEZONI I SKIJIMIT NË QENDRËN E SKIJIMIT ”KODRA E DIELLIT”

Ju informojmë që sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit fillon më 17.12.2020 (E ejte), dhe tradicionalisht, për të gjithë vizitorët, skijimi në ditën e parë do të jetë pa pagesë. Janë mundësuar kushtet për fillim zyrtar të sezonit tëri të skijimit në qendrën tonë më të madhe për skijim ”Kodra e Diellit”. I ftojmë të gjithë dashamirët e skijimit dhe borës, nesër (E ejte) me fillim në ora 9 së bashku të hapim sezonin me skijimin tradicional pa pagesënë ditën e parë të skijimit.

Qendra e skijimit është plotësisht e gatshme dhe e pajisur për funksionim të vazhdueshëm dhe të siguritë të tereneve të skijimit. Janë ndërmarrë përgatitjet dhe aktivitetet rregullta teknike për fillim dhe vazhdim të sezonit të ri të skijimit, është kryer shenjim i shtigjeve ekzistuese, ndërsa terenet e skijimit janë përgatitur me ndihmë të makinave për përgatitje të shtigjeve të skijimit. Për skijimin e nesër në funksion do të vendosen teleferikët ”Shën Ilija” dhe ”Ceripashina” si dhe ski-liftet ”Aerodrom” dhe ”Ge”.

Përshkak të sezonit të shkurtuar të vitit të kaluar, siç premtuam, bileti sezonal i vitit të kaluar do të vlejë edhe këtë sezonë skijimi. Për atë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë klientëve tanë që kanë bilet të vitit të kaluar për skijim të vijnë në Hotel ”Kodra e Diellit” në qendrën për skijim ”Kodra e Diellit”, që të njejtat të aktivizohen dhe të vihen në funksion.

Me fillimin zyrtar të sezonit të dimrit do të vlejnë çmimet e zakonshme për biletat për skijim. Bileta ditore, e cila vlen nga ora 9 deri në ora 15:30, do të shitet me çmim prej 1000 denarë, bileta gjysëmditore, e cila vlen prej ora 12 deri në ora 15:30, kushton 700 denarë. Bileta për skijim nate, e cila vlen nga ora 19 deri në ora 22, kushton 500 denarë. Për të gjithë biletat paguhet kaucion i kthyeshëm në vlerë prej 150 denarë. Risi është mundësia për turne turistike me makinën për pastrim të borës me çmim prej 6500 denarë për orë.
Gjithashtu ju informojmë se këtë sezonë skijimi, qendra për skijim do të punojë në pajtim me Protokollet e miratuara për punë të qendrave për skijim në vend nga ana Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të prevenimit dhe mbrojtjes nga pandemia aktuale Kovid-19.

Ju presim së bashku të fillojmë edhe një sezonë të suksesshme skijimi!