Nga sot KOSTT-i pavarësohet nga sistemi energjetik i Serbisë

Shpërndaje

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) nga sot do të operojë i pavarur.

Duke filluar nga dita e sotme, KOSTT-i do te veprojë si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri – Kosovë.

Pavarësimin energjetik të Kosovës kryeministri Avdullah Hoti e vlerësoi si një sukses të madh për vendin.

“Kjo është një arritje e madhe, e cila ka ndodhur pasi KOSTT-i i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur”, tha Hoti, ku shtoi se nga sot është vënë në funksion edhe linja e re me Shqipërinë.

Kryeministri po ashtu, në vizitën e tij në KOSTT, premtoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për sektorin energjetik do të jetë maksimale, “ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit për rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Edhe Kryeministri Rama ka njoftuar sot në rrjetin social facenook:

LAJM I MIRË😊

Hedhim sot, pas shumë përpjekjesh, një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë.

Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë.

Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona🇦🇱🤝🇽🇰