Pamje nga aksidenti fatal ku humbi jetën 22-vjeçarja në Kamëz (Video)

Shpërndaje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën “Demokracia” në Kamëz, në të cilën mbeti e vde*kur një 22-vjeçare e identifikuar me emrin Alida (në foto veçmas) dhe u pla*gosur një 19-vjeçare tjetër.

Një automjet me shpejtësi të lartë raportohet se është përplasur me dy mjete të tjera.

Si pasojë goditja ka rezultuar fatale.

Dy vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj pla*gëve të rënda.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, e cila ishte drejtuese e mjetit tip SMART.

Dy vajzat ishin mike me njëra-tjetrën, dhe ishin në të njëjtën makinë para aksidentit.

Report TV siguron videon e aksidentit tragjik.