Pamje nga moteli ku u zu plaku me vajzën më të re në moshë

Shpërndaje

Visar Dërmaku i cili për publikun njihet me personazhin ‘Gani Gërmia’ kësaj here ka sjellur një video të re.

Dërmaku këtë herë ka realizuar një video në një motel, ku protagonistë janë një burrë në moshë të shtyrë dhe një vajzë e re.

Gani Gërmia thotë se ka dalë së bashku me njësitet relevante për sigurinë kombëtare të ‘Republikës së Gërmisë’, për të zhvilluar një operacion, pas të cilit thotë se do ftojë konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Gërmia thotë se aksioni është ndërmarrë pas informacioneve që kanë pranuar se në këtë motel po zhvillohen ‘aktivitete kënaqësie’.

Video-skeqi i titulluar “Gani Germia e Zë Ne BEFASI Një PLAK Me Një VAJZE Të Re Ne MOTEL (TURP)”, është një video me përmbajtje satirike, e cila ironizon me disa nga rastet kur disa pleq kanë vde*kur në motele pas akteve sek*suale.

Për më shumë ndiqni videon: