Parashikim për zgjedhje në shkurt: Kaq vota marrin VV-ja, Vjosa Osmani dhe të tjerët

Shpërndaje

Analisti kosovar, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e i cili në vazhdimësi merret me parashikime politike, ka thënë se nëse zgjedhjet e parakohshme do të mbaheshin në muajin shkurt të vitit 2021, atëherë partia që drejton Albin Kurti do të merrte maksimumi 37 për qind të votave.

Baraliu, i cili është edhe pjesë e bordit të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, ka parashikuar një rënie të madhe të LDK-së në 15 për qind, derisa, sipas tij, Vjosa Osmani nuk e kalon fare pragun.

Njohësi i rrethanave politike PDK-në e sheh si të dytën pas Lëvizjes Vetëvendosje, derisa AAK-në të katërtën me vetëm 9 %.

Gjithashtu, Nisma sipas Baraliut nuk e kalon pragun.

“Atehere, po te mbaheshin zgjedhjet ne Shkurt 21, pasi Hoti te jepte doreheqje (te cilen do t’ia kerkoj ne vijim 🙂 ) dhe Vjosa te garonte me nje liste te saj, une mendoj se rezultatet sillen ketu diku:

VV 37%, LDK 15%, Vjosa 3%, PDK 23%, AAK 9%, Nisma+ 3%”, ka shkruar Baraliu.

Reagimi i plotë:

Te dashur,

(prognozat dhe sygjerimet po i le per fund te shkrimit :-))

Per aresye te efikasitetit, kenaqesise personale, dhe nevojes per tu perkushtuar e fokusuar aty ku potenciali im premton me se shumti, kam vendosur te ule gati ne zero komentimin politik ne 2021 dhe te merrem gati ekskluzivisht me aktivitetin tim brenda 91.life bashke me gjithe synimet tona qiellore ne shkence e mjekesi. Viti 2021 duhet te jete vit revolucioni per ne, ku synojme te fillojme deshmimin se dimensioni i matematikes ku une dhe koleget ngazellehemi duke punuar eshte celesi per nje piedestal te ri te dijes dhe benefiteve ne mjekesi e shkence.

Sidoqofte, kam vendosur te qendroj ne fb sepse ketu gjej komunikim me shume miq te dashur dhe respektuar edhe jashte politikes, si dhe duke qene i perkushtuar ne aktivizmin ne SHBA permes Kongresit Panshqiptar Amerikan (qe me jep aresye shtese per te ulur komentimin e lire per t’shmangur keqkuptimet e mundshme). Sa per dijeni, KPA premton te ngertheje ne gji veprimtare me nam e dashni, filluar prej Ferid Muradit e deri te yjet me te dalluara te komunitetit tone.

Para se te ul dukshem intensitetin e ngacmimit, te cilin nganjehere e perdor edhe si mase vetsherbyese ne variablat matematike nga ku nxjerr prognozen, po u jap edhe nje mendim se ku mendoj qendron elektorati i Kosoves sot, dhe cka mendoj per Hotin dhe LDK, si dhe cfare ndodhi ne Podujeve (si gjithmone komentet naive ose jashte temes i meshiroj duke i fshire 😁😅 )

Atehere, po te mbaheshin zgjedhjet ne Shkurt 21, pasi Hoti te jepte doreheqje (te cilen do t’ia kerkoj ne vijim 🙂 ) dhe Vjosa te garonte me nje liste te saj, une mendoj se rezultatet sillen ketu diku:

VV 37%, LDK 15%, Vjosa 3%, PDK 23%, AAK 9%, Nisma+ 3%

Natyrisht shume mund te varet nga rrjedhat, psh nese Hoti shkon ne fund i rrezuar e sakatuar duke mos u dorezuar mencur, LDK mund te prek edhe 12% e ndoshta edhe bie nen AAK/nen10%! Por, pothuajse ne asnje variant nuk i shoh keta numra te levizin mbi 3-4%, me perjashtim te PDK e cila, nese keqmenaxhon me procesin deri ne zgjedhje, mund te bie deri ne 18% ne favor 50/50 mes VVse dhe AAK-Nismas…

Nje fjale te fundit rreth Avdullah Hoti:

Siq e dini, kam avokuar ashper kunder rrezimit te qeverise Kurti dhe gjykuar pa meshirshem qeverine LDK+. Por, me duhet te shtoj, Hotit pak i kemi hyre ne hak ne tere kete proces, sepse ai veq se eshte munduar te beje ate qe di e mundet ne rrethana monstruoze te krijuara nga ishkomunisti dallaverexhi e pa busulle. Megjithate, qe te shpetoje vehten (dhe LDKne duke i dale ne balle si kryetar), ka ardhur koha qe Hoti te ofroj doreheqjen si akt i fundit sensibil ne keto kohera te egra, dhe te rikthej besimin te nje LDK progresiste qe megjithate i duhet skenes politike te Kosoves.

Pak ua mbajta gjate, por kjo nuk nenkupton se jam ne disponim per polemika, sepse siq ju thashe, eshte ne interesin tuaj dhe timin qe te merrem gati hiq me politike e gati krejte me shkence. Ne fund te fundit, per kete e kam lene Ëall Street ku aftesite e mia paguheshin shumefish mbi deshirat e mia – dicka qe kurre nuk do e beja per politiken.

p.s. dikush duhet te mendoj e propozoj se Valon Murati eshte kandidat optimal per President te shtetit, tash apo pas zgjedhjeve

p.p.s. ne prognoze nuk kam konsideruar nje vote te vrullshme te mundshme te diaspores, sidomos pasi votimi mbetet i veshtire pasi Kuvendi nuk po e lehteson ate…

p.p.p.s. Njera prej aresyeve kyce shtese te fitores se VV ne Podujeve ka qene edhe bojktoi qe elektorati i PDK-se i ka bere nje kandidati monoton dhe te padeshirueshem. Gara ka qene Kurti vs Veliu, por edhe nje trinom anti Fetahu/anti-PDK monolitike… Ne 2021 parlamentare VV do ti marre jo me shume se 45% ne Podujeve (shihemi e flasim :-))