Parlamenti i Malit të Zi votoi Qeverinë e re! Dritan Abazoviç do të jetë zv/kryeministër

Shpërndaje

Parlamenti malazes, me votat e shumicës parlamentare, zgjodhi Qeverinë e re.

Në Qeverinë e Malit të Zi kryeministër do të jetë Zdravko Krivokapi, ndërkaq për zëvendëskryeministër është zgjedhur Dritan Abazoviç.

“Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, me përgjegjësi dhe me ndërgjegje. Kështu më ndihmoi Zoti,” tha kryeministri i ri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapi.

Qeveria do të kenë 12 ministri dhe një nënkryetar.

Zëvendëskryeministës do të jetë Dritan Abazoviç.

Ministri i Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias – Tamara Srzentiç

Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistikës – Ratko Mitroviç

Ministër i Punëve të Brendshme – Sergej Sekuloviç

Ministre e Mbrojtjes – Olivera Injaç

Ministër i Punëve të Jashtme – Djordje Raduloviç

Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Jakov Milatoviç

Ministër i Investimeve Kapitale – Mladen Bojaniç

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave – Aleksandar Stijoviç

Ministre e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve – Vesna Bratiç

Ministre e Shëndetësisë – Jelena Borovinić Bojović

Ministër i Drejtësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave – Vladimir Leposaviç

Ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale – Milojko Spajiç