Pas 12 vjetësh, policët pyjorë morën çizme, ndërsa pas 22 viteve do të rriten pagat e tyre

Shpërndaje

Anëtarët e Policisë Pyjore pas 12 vjetësh morën çizme. Në ngjarjen e sotme me këtë rast, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha paralajmëroi se Policia Pyjore më së voni deri në mars 2021 do t’i marrë edhe uniformat e reja të verës dhe dimrit.

Siç kumtoi Hoxha, në seancën e djeshme të qeverisë, është miratuar Informacioni për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të punëtorëve përmes Marrëveshjes kolektive të zyrtarëve të autorizuar në Policinë Pyjore, me ç’rast pas 22 viteve policëve pyjorë do t’u rriten pagat dhe të drejtat.

“Në ditët në vijim, çizmet do të shpërndahen në të gjitha stacionet e policisë pyjore. Për furnizimin e tyre janë përdoru 2.5 milionë denarë nga mbi dhjetë milionë që kushtoi furnizimi së bashku me uniformat. Ne vetëm e kryejmë detyrimin tonë ligjor që do të thotë t’i sigurojmë të gjitha kushtet për shëndetin dhe sigurinë në punë të punonjësve tanë. Policia pyjore i kryen detyrat e saj në terren dhe për këtë arsye është thelbësore që të ketë mbrojtje të përshtatshme personale në përputhje me standardet e BE-së dhe rregulloret ndërkombëtare. Çizmet e furnizuara janë saktësisht të tilla”, theksoi Ministri.

Ai u falënderua për punën e suksesshme të policisë pyjore, duke kujtuar se një njohje e tillë ka ardhur së fundmi edhe nga Interpoli.