Pas kreut të policisë, shqiptari Abazoviq shkarkon nga detyra një tjetër drejtor të rëndësishëm në Mal të Zi

Shpërndaje

Dritan Abazoviq i ka nisur me vrull punën e tij si zëvëndëskryeministër në Mal të Zi. Shqiptaro-malazezi ka takuar sot drejtorin e Inteligjencës, Dejan Peruniqiq.

Pas takimit me kryespiunin malazez, Abazoviq njoftoi se Peruniqiq do të largohet nga pozita e të qenit shef në ANB.

Zëvëndëskryeministri ka bërë të ditur se e ka falënderuar kryespiunun për punën e deritanishme.

Një ditë më parë, Abazoviq i ka bërë me dije shefit të Policisë, Veselin Veljoviq për lirimin nga detyra.