Pendarovski: Mos besoni sharlatanët në rrjetet sociale se do t’ju çipojnë, unë do të vaksinohem

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për TVM tha se të gjithë që kanë ndikim në mjediset e tyre duhet të vaksinohen për të treguar se qytetarët nuk duhet të frikësohen.

“Nuk do të doja të isha i pari, për shkak se para meje janë punonjësit shëndetësor të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikohen dhe nëse kuota e parë është e limituar. Megjithatë, deri në momentin kur do të vlerësohet se ka mjaftueshëm vaksina për punonjësit shëndetësor dhe ata që janë në linjën e parë të fronit, kuptohet, unë jam këtu për ta marrë me gjithë familjen time”, tha Pendarovski.

Sipas tij, është e papranueshme për një shtet që në rrjetet sociale dhe në mediat tradicionale të dominojnë njerëz që nuk janë mjek dhe që janë ekspertë të pandemisë.

“Nuk mund ta mohoni dhe t’i vendosni në pozitë të njëtë disa sharlatanë në rrjete sociale që nuk janë mjek dhe na thonë se po bëhet çipimi i njerëzve. Refuzoj një debat të tillë. Në shekullin 21 duhet ta dëgjojmë profesionalitetin dhe shkencën”, tha Pendarovski.