Pendarovski: Pandemia do të kalojë, le t’i tejkalojmë ndarjet dhe t’i shërojmë plagët

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot i uroi qytetarët me rastin e festave të Vitit të Ri.

“Viti 2020ishte një nga vitet më të vështira që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. E kaluam në një tension të vazhdueshëm midis frikës dhe shpresës. Kishim frikë për shëndetin dhe jetën tonë. Ishim të shqetësuar për ekonominë, për vendet e punës, shumë plane personale dhe profesionale u shtynë. Por më tragjikisht nga të gjitha, shumë jetë njerëzish u humbën. Pandemia ka treguar se sa të prekshëm jemi si njerëz. Në të njëjtën kohë, ajo zbuloi edhe shumë dobësi sistematike që janë burim i pabarazisë dhe padrejtësisë shoqërore. Nuk është një ngushëllim që këto dobësi janë treguar edhe në shumë vende të tjera në botë, jo vetëm në vendin tonë”, ka shkruar Pendarovski në urimin.

Por, shton, në gjithë atë dhimbje dhe frikë në të cilën kaluam, ne kishim edhe arsye për shpresë. Kjo shpresë, thotë ai, na u dha nga heronjtë tanë, profesionistë shëndetësorë, të cilët çdo ditë, luftojnë për shëndetin dhe jetën e çdo pacienti, madje edhe në prag të natës së Vitit të Ri. Shpresë, thekson Pendarovski, na dhanë edhe njerëzit human me zemër të madhe me donacionet e tyre dhe vullnetarët me përkushtimin e tyre. Shpresë na dhanë edhe ata që në kushte të tilla luftuan për drejtësi shoqërore dhe një jetë dinjitoze.

“Ne nuk mund ta dimë me siguri se çfarë na pret në vitin e ardhshëm. Por në këtë kohë pasigurie, një gjë është e sigurt. Kriza na ndryshon të gjithëve, gradualisht, çdo ditë, dhe nga vetë ne varet nëse do të dalim prej saj të ndarë dhe indiferentë apo të bashkuar dhe në solidaritet. Ne duhet ta dimë që çdo vepër e mirë vazhdon të jetojë në njerëzit që i kemi ndihmuar dhe për të cilët jemi kujdesur. Pandemia do të kalojë. Do të vijnë ditë më të mira. Ne do të mund të jemi së bashku pa frikë. Por edhe atëherë nuk duhet t’i harrojmë leksionet shtrenjtë të paguara. Ne duhet të jemi të përgatitur sistematikisht për krizën e ardhshme, duhet të rimëkëmbet ekonomina, duhet ta çrenjosim padrejtësinë, duhet t’i tejkalojmë ndarjet, t’i shërojmë plagët. Të gjithë ne meritojmë shumë më shumë gëzim dhe lumturi! Në vitin 2021, dëshiroj të kemi shëndet, vetëm shëndet, që të mund t’i realizojmë të gjitha dëshirat tona”, shkruan Presidenti, Stevo Pendarovski në urimin me rastin e Vitit të ri.