Për 100 ditëshin e qeverisë, Ahmeti takon Zaevin

Shpërndaje

Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim.

Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar.

Vlerësuam që përpjekjet qeveritare të koalicionit tonë duhet të vijojnë dhe të mbetemi në të njejtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar.