Përfaqësuesi special i Qeverisë, Buçkovski në Sofje në takim me Borisovin dhe Radevin

Shpërndaje

Përfaqësuesi special i Qeverisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski sot e fillon vizitën e tij të parë zyrtare në Bullgari.

Nga Ministria e Jashtme bullgare njoftuan se zëvendëskryeministre dhe njëherit ministre e jashtme Ekaterina Zaharieva do ta pranoj përfaqësuesin special të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

Buçkovski sipas mediave bullgare gjatë qëndrimit të tij në Sofje, do të takohet edhe me kryeministrin Bojko Borisov, ministrin e mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ndërsa të enjten do të takohet edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.