Përpjekjet e fundit për vitin 2020! Osmani dhe Dimitrov në ofensivë diplomatike, a do të ndryshojnë diçka?

Shpërndaje

A mund të ketë lëvizje pas bllokadës nga Bullgaria për start të negociatave mes vendit tonë dhe BE, dhe çfarë mund të sjellë Këshilli i ambasadorëve nesër? Shefi i diplomacisë çeke, Tomash Petriçek, tha se Çekia dëshiron të arrihet konsensus për çështjen e fillimit të negociatave mes BE dhe Maqedonisë. Shtoi se ajo që nuk u soll vendim për fillimin e negociatave në Këshillin evropian javën e kaluar ishte mossukses i madh, por se Këshilli i nesërm i ministrave mund të lëvizë gjërat.

“Republika Çeke shumë i mbështet përpjekjet e kryesimit gjerman që të arritët marrëveshje, Bullgaria të heq dorë në njëfarë mënyre nga kërkesat e saja dhe të arrihet kompromis. Shpresoj se konferenca ndërqeveritare mund të fillojë vitin e ardhshëm, por me të vërtet kjo do varet nga takimi i nesërm”, tha Tomash Petriçek – Ministër i Jashtëm i Çekisë.

Ministri Osmani tha se, në takimin që do të mbahet nesër ku në rend të ditës janë konkluzat, shpreson se nuk do të arrihet bilateralizim i këtij procesi.

“Falënderim për kundërshtimin e vendeve anëtare për përpjekjen për bilateralizimin e procesit negocues dhe mendoj se ky qëndrim parimor i pothuajse 26 shteteve anëtare që nuk është vetëm në mbrojtje të interesit të RMV por është në mbrojtje të gjithë procesit negocues dhe transformimin evropian të rajonit”, potencoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Takimi i nesërm i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE u caktua me nismë të Gjermanisë e cila për herë të fundit nga kryesimi i saj me BE, përsëri në tavolinë e vendos çështjen e fillimit të negociatave mes Maqedoninë dhe Shqipërinë me BE. Takimi do të mbahet në Bruksel, ku nesër do të udhëtojë zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov./TV21