Peshevski zhduket nga lista e këshilltarëve ekonomik të Qeverisë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi u përpoq ta manipulojë publikun. Për ditë të tëra, nuk pranoi të përgjigjej në pyetjen e Alsat rreth këshilltarëve të ri, që sot të publikonte listën e anëtarëve të trupit këshillues joformal “Për atdheun me dashuri” në Facebook. Por ish-zyrtarët e qeverisë së Gruevskit, Vlladimir Peshevski dhe Kirill Minovski, nuk ishin në këtë listë. Dje, Bytyqi kishte qëndrim më ndryshe ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë së VMRO-DPMNE-së.

-Të gjithë ata që e duan atdheun janë atje. A do të thotë kjo se edhe ata të dy janë? -Mund të them se ata e duan atdheun e tyre, tha Bytyqi.

Megjithatë, sipas procesverbalit të takimit të mbajtur më 2 dhjetor, të cilin e siguroi Alsat, Peshevski dhe Minovski jo vetëm që ishin të pranishëm, por ishin mjaft aktiv. Peshevski madje kishte theksuar se derisa ishte në detyrë kishte dashur të formonte një trup të njëjte, por në atë kohë kishte mjaft të tillë. Minovski kishte pasur mendim se ka mungesë të asaj që duhet bërë. Sipas një pjese të përfaqësuesve të sektorit civil që luftuan hapur kundër pushtetit të Nikolla Gruevskit, për bashkëpunëtorët e tij, veçanërisht ata që dyshohet se janë të lidhur me krimin, nuk duhet të kenë mundësi të krijojnë ekonominë.

Ky është vetëm një tregues se ekziston një lidhje midis krimit të strukturës së mëparshme qeverisëse dhe krimit në strukturën e tanishme qeverisëse, ose që këta njerëz kanë njohuri të caktuara që mund të dëmtojnë qeverinë aktuale, ose qeveria aktuale nuk ka ide se si duhet të zhvillohet ekonomia”-tha Mirjana Najçevska, profesoreshë.

Nga VMRO DPMNE, kërkojnë që struktura qeverisëse të dalë menjëherë dhe të shpjegojë se si zyrtarët e regjimit tani janë bërë këshilltarë të qeverisë.

Këtu ka dy gjëra të rëndësishme, ose të kërkojnë falje për gënjeshtrën se ajo ka qenë regjim dhe të kërkojnë falje nga populli, ose nëse mendojnë se ishte regjim të shpjegojnë çfarë kërkojnë ata njerëz tani me ta në tavolinë”-pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se iniciativa e Bytyqit ishte që edhe anëtarët e opozitës të japin këshilla dhe ide, sepse Qeveria është e hapur dhe gjithëpërfshirëse. Në takimin e parë përveç ish Zëvendëskryeministrit Peshevski dhe ish Ministrit, Minovski, kanë qenë edhe bashkëpunëtorë tjerë të Gruevskit si Viktor Mizo dhe Vele Samak./alsat/