Policët në Maqedoninë e Veriut do të kenë kamera në uniformat e tyre

Shpërndaje

Policët në Maqedoninë e Veriut do të kenë kamera në uniformat e tyre ndërmjet të cilave do të ndiqet veprimi i tyre në teren, ndërsa do të ulet mundësia për tu korruptuar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Ai ka thënë se ky projekt bëhet në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së, ndërsa një sistem i tillë donë të thotë integritet dhe sjellje më e lartë dhe profesionale e policëve.

“Gjithsesi se këtu krijohet një barrierë për pamundësi të çfarëdolloj të korrupsionit. Dhe kjo është një nga mekanizmat me të cilat do të luftojmë edhe më tej. Kështu që ku do të vlerësojmë se do të ketë nevojë edhe në pjesët tjera të MPB-së do të qasemi drejt atij aktiviteti”, ka thënë Spasovski për VOA.