Prej nesër në Tetovë, mbështetje juridike falas për të dëmtuarit e EVN’së

Shpërndaje

Iniciativa Qytetare “Boll më” nga Tetova ka njoftuar se prej ditës së nesërme, do të hapin zyrë në Tetovë, ku do të japin mbështetje juridike për të gjithë të dëmtuarit nga kompania energjetike, EVN.

Siç thonë nga organizatorët, krejt shërbimi do të jetë falas, duke e sfiduar EVN’në dhe Komisionin Rregullator Energjetik, përcjell in7.

“Nesër (18-12-2020) në ora 13:00 do të bëjmë hapjen e zyrës sonë, e që për qëllim kryesor ka ofrimin e ASISTENCËS JURIDIKE FALAS (PRO BONO) për të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga EVN-ë. Do i sfidojmë edhe juridikisht EVN-në dhe KRRE-në”, thuhet në njoftimin e iniciativës “Boll më”.

Zyra për mbështetje juridike do të hapet tek Rruga e Butiqeve në Tetovë, ndêrsa do të punojë nga ora 10 deri në orën 14 pasdite.